Sulm i armatosur në Somali ndaj besimtarëve, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Njoftohet se në sulmin e armatosur kundër personave të cilët kishin dal nga namazi i xhumasë në Mogadishu, kryeqytetin e Somalisë, 1 person humbi jetën, ndërsa 4 të tjerë u plagosën, ndër të cilët është edhe një turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr kundrejt besimtarëve që ishin duke dalë nga faltorja (mesxhid) në Shkollën Imam Shafi në kryeqytetin e Somalisë. Nga ky sulm humbi jetën 1 person, ndërsa u plagosën 4 të tjerë, ndër të cilët gjendet edhe një turk me emrin Temel Mandıralı.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e spitalit, Mandıralı i cili ishte transferuar në spitalin Recep Tayyip Erdoğan në Somali ka kaluar rrezikun ndaj jetës. Theksohet se ambasada turke në Mogadishu interesohet së afërmi për gjendjen e shtetasit turk të plagosur, dhe se pas trajtimit të parë Mandıralı do të transferohet në Turqi.

Nga ana tjetër theksohet se forcat e sigurisë kanë nisur hetimet për të arrestuar sulmesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button