Ohër, dy persona humbin jetën në natën e Vitit të Ri

Një person mashkull identiteti i të cilit deri tani është i panjohur, u gjet i vdekur në qendër të qytetit, ndërsa një tjetër ka vdekur në periferi të qytetit, pasi duke vozitur me biçikletë është goditur nga një automjet.

Njeriu i vdekur herët këtë mëngjes është gjetur nga policët e Ohrit, në afërsi të kafe barit Tabana në rrugën Car Samoil.

Ndërsa personi i dytë ka vdekur gjatë një aksident me makinë mbrëmë në lagjen “Radojca Noviciq”, mbeti i plagosur rëndë çiklisti Zdravko N. (62) i cili u dërgua menjëherë në spitalin “Shën Erazmo”, ku për shkak të ashpërsisë së lëndimeve ai vdiq në spital.

Shoferit të makinës K.N (53) nga Ohri i është zbuluar 1.08 përqind promil alkool në gjak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button