Sonte mbahet koncert i Vitit të Ri i Operas dhe Baletit të Maqedonisë

Opera dhe Baleti i Maqedonisë sonte në ora 20 në skenën e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë do të mbajë koncert të Vitit të Ri, në të cilin do performojë gjithë ansambli i TOB, solistët, kori dhe orkesta nën dirigjimin e Borjan Canevit, njofton MIA.

Solistë të koncertit do të jenë sopranoja Ana Durlovski, tenori Mihailo Arsenski dhe baritoni Marjan Jovanovski. Në program janë veprat më të njohura të Strauss, Strauss Junior dhe mjeshtri i operetës Kalman.

Solistët të baletit në koncert janë Mimi Pop Aleksova-Atanasovska Vasilij Çiçijashvili, Sasha Evtimova, Ivana Kocevska, Igor Veljanovski, Biljana Basmaxhieva dhe Dojçin Doçev (Bullgari).

Regjisor është Dejan Projkovski, koreografe Olga Pango, kostumografe Marija Pupuçevska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button