Maqedoni, për 24 orë u janë lëshuar vërtetime 3.752 migrantëve

Në 24 orët e fundit janë dhënë vërtetime për gjithsej 3.752 shtetas të huaj, prej të cilëve 1.516 janë të gjinisë mashkullore, 817 të gjinisë femërore, 1.411 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, si dhe 8 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njiohjen e së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë – 1.891,  Irakut – 1.082 dhe Afganistanit – 779.

Në periudhën nga 19 qershori deri mbrëmë janë dhënë vërtetime për gjithsej 388.233 shtetas të huaj, nga të cilët 208.914 janë të gjinisë mashkullore, 65.893 të gjinisë femërore, 95.303 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 18.123 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njiohjen e të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të numërt janë shtetasit e Sirisë – 216.157 pastaj të Afganistanit – 95.691, Irakut – 54.944, Iranit – 6.231, Pakistanit – 5.416, Palestinës – 2.158, Somalisë – 1.276, Bangladeshit – 1.253, Marokut – 1.317, Kongos – 514, Algjerisë – 453, Libanit – 434, Nigerisë – 279, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button