Moti sot në Maqedoni

Dita e parë e vitit 2016, do të jetë me mot të thatë, por shumë të ftohtë. Mëngjesi i sotëm do të karakterizohet me nivel të ulët të mjegullave dhe me ngrica, njofton Portalb.

Temperaturat e paradites në vendet më të larta malore do të lëvizin nga -10 deri më -12 gradë celsius, ndërkaq në vendet tjera të Maqedonisë temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -9 deri më 6 gradë celsius.

Temperaturat e ditës gjithashtu do të jenë të ulëta, në vendet më të larta malore temperaturat nuk do të kalojnë mbi 0 gradë celsius, ndërkaq në mbarë vendin pritet të lëvizin nga 3 deri më 7 gradë celsius.

Shkupin e pret mot mjaft i ftohtë dhe me nivel të ulët të mjegullave. Temperaturat do të lëvizin nga -8 deri më -5 gradë celsius paradite, ndërkaq gjatë ditës pritet që temperatura maksimale të arrijë deri më 4 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button