Komuna e Tetovës me aksion ‘pastron’ tezgat përpara tregut

Sot dhe dje janë larguar tezgat në pjesën e jashtme të tregut të gjelbër të Tetovës.

Ky aksion është ndërmarrë nga ana e inspektoratit komunal me qëllim si që thonë ata, për ti larguar  shitësit e egër  të cilët pengojnë kalimin e lirshëm të qytetarëve nëpër trotuare si dhe njëkohësisht  bëjnë konkurrencë të paligjshme.

“Qëllimi i aksionit të sotëm është  që  në bazë të principeve të tregut, shitësit të futen në  brendi të tregut “ thonë nga komuna e Tetovës për Portalb.   

Shitësit të cilët janë larguar nga ana e inspektoratit komunal të revoltuar thonë se Komuna ua mohon të ardhurat e vetme të tyre.

“Është një aksion i cili i ka dëmtuar  shumë qytetar. Nuk kemi çka të punojmë , na kanë lënë pa bukë. Nuk jam vetëm unë  por jemi  shumë, shpresoj se do ta gjendet një zgjidhje” thotë Rexhep E, shitës.

Disa të tjerë të revoltuar por dhe të frikuar nuk dëshironin të komentojnë ngjarjen.

Nga ana tjetër, shitësit të cilët kanë tezgat e tyre brenda në tregun e gjelbër e përshëndesin këtë aksion duke  shpresuar se qytetarët  më në fund do të futen në treg dhe do të kenë punë më shumë

“Nuk ishte e drejtë si punonin. Ne paguajmë tezga  dhe nuk kemi punë ndërsa ata nuk paguajnë shisnin më shumë se na “  thotë për Portalb, Arsim M, shitës .

 Në brendësi të tregut të gjelbër ka mbi 100 tezga të lira që nuk shfrytëzohen nga askush. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button