Ndryshimet kadrovike në MPB, Çavkovi padit shefin e tij Spasovski

Zëvendës ministri i brendshëm Mitko Çavkov ngriti padi deri tek Gjykata Administrative ndaj ministrit Oliver Spasovski. Sipas Çavkovit, Spasovski në mënyrë të paligjshme ka ndërruar kryeshefat e stacioneve në disa qytete të vendit. Oliver Spasovski në mënyrë flagrante i ka shkelur Ligjet për Punë të Brendshme dhe Polici, sipas të cilave veprohet në raste të tilla.

Gjithashtu në procedurë të paligjshme dhe jo transparente ai emëroi kryeshefa të rinj, konsideron Çavkov. Çavkov nga Gjykata kërkon të marrë një vendim për masë të përkohshme me të cilën do të ndalohet ri-pozicionimi i njerëzve, si dhe aktvendim me të cilin do të anulohen vendimet e Spasovskit. Spasovski dje konfirmoi se për shkak të lëshimeve në punë i ka shkarkuar nga puna kryeshefat në Shkup, Manastir, Ohër, Veles dhe Kumanovë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button