Fillojnë festimet e Vitit të Ri në Shkup

Në kryeqytetin e Maqedonisë në Shkup filluan orët e para me atmosferë festive për Vitin e Ri. Programi festiv filloi me pritjen e babadimrit dhe shfaqjen teatrale për të vegjëlit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në organizim të qytetit të Shkupit në Portën Triumfale “Maqedonia” zbriti babadimri, i cili i shoqëruar nga fëmijët me karrocë dhe tren udhëtoi deri tek sheshi i qytetit, ku fëmijët u argëtuan me recitale dhe program muzikor.

Pritja qendrore e Vitit të Ri do të jetë në sheshin “Maqedonia”, ku qytetarët do të argëtohen nga këngëtari Oliver Dragojeviç dhe Tamara Todevska, ndërsa në mesnatë qielli do të ndriçohet me fishekzjarre spektakulare.

Kryeqyteti në prag të festave është zbukuruar me elemente dekoruese dhe ndriçime speciale. Bredhi qendror i Vitit të Ri, i vendosur në sheshin “Maqedonia” është i lartë 18 metra, i ndriçuar me drita dhe figura të ndryshme. Njëjtë edhe në zonën qendrore të qytetit janë zbukuruar shumë rrugë, bulevarde dhe sheshe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button