Për arsye sigurie, Turqia vazhdon me ndërtimin e murit në kufirin me Sirinë

Turqia për shkaqe sigurie vazhdon të ndërtojë murin e betonit në kufi me Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërtimi i murit në kufirin midis Hatayit të Turqisë dhe Sirisë filloi në mes të vitit, kurse tani Turqia po ndërton një mur në zonën kufitare në mes të Gaziantepit dhe Sirisë.

Punëtorët, pavarësisht motit të ftohtë vazhdojnë në ngritjen e murit gjatë gjithë javës, si dhe dëshirojnë të përfundojnë sa më parë punën e tyre.

Me ndërtimin e këtij muri synohet që të ofrohet siguri më e madhe në kufi dhe të ulet kërcënimi nga terrorizmi, si dhe ulja e rasteve të trafikimit të njerëzve në kalimet e paligjshme të kufirit siriano-turk.

Blloqet e betonit “C-40” të rënda nëntë ton, të cilat janë bërë në bazë të teknologjisë më të fundit, kanë rezistencë të madhe ndaj plumbave.

Blloqet janë 3.6 metra të larta, 2.5 metra të gjera dhe 30 centimetra të trashë. Pritet që punimet në ngritjen e murit në vendkalimin Karkamis, në Gaziantep, të përfundojë deri më 15 janar, dhe se për ndërtimin e murit do të shpenzohen 800 blloqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button