16 të vdekur dhe 35 të plagosur nga sulmet vetëvrasëse në Siri

Katër sulme vetëvrasëse me bombë në provincën verilindore të Sirisë al-Hasakah, kanë vrarë 16 persona dhe plagosur 35 të tjerë të mërkurën, bënë të ditur burimet lokale për Anadolu Agency (AA).

Burimet thanë se sulmet kanë patur si objektiv restorantet dhe vendet publike në distriktin me shumicë të krishtere në qytetin Qamishli.

Forcat pro-regjimit Asiriane Sutoro vendosën masa të rrepta të sigurisë në këtë zonë.

Forcat Asayish të Partisë siriano-kurde të Unionit Demokratik (PYD) – degë e grupit terrorist PKK-së me bazë në Siri – kanë mbyllur hyrjet në qytetin Qamishli dhe kanë vendosur orë policore në distriktin nën kontroll të PYD-s e cila ndan kontrollin e qytetit me regjimin e Assad-it. Grupi militant DAESH ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button