Asambleistja që pagën  e sajë ua ndanë nevojtarëve

Asambleistja Arta Tahiri që nga  fillimi i punës si asambleiste në Kuvendin e Ferizajt asnjëherë nuk e shfrytëzoi  pagën që ofron ky post. Ajo çdo muaj me të marr pagën  si asambliste e shpërndanë për njerëzit në nevojë. Në shumicën e rasteve ajo  këtë e bën në bashkëpunim me Hendiferin, por edhe  individualisht viziton familjet në  nevojë të cilave shumën e caktuar ua dërgon   përmes artikujve ushqimorë.

Për këtë edhe stafi i “Hendifer”  ka falënderuar këtë  asambleiste e cila siç thonë ata gjithmonë ka qenë e gatshme  t’u ofrojë ndihmë.

“Ajo gjatë gjithë kësaj kohe është munduar të na ndihmoje neve si Hendifer duke ndihmuar rastet me aftësi të kufizuar, por ndërkohë ajo ka ndihmuar dhe shumë fëmijë  jetim me ushqime dhe të holla nga paga e ansambleistes”.  thonë në Hendifer.

Por kjo nuk është e tëra. Ajo në gala mbrëmjen e organizuar nga komuna ka ofruar një pagë mujore  për ndërtimin e shtëpive për raste sociale.

Por për çudi asnjëherë  nuk u përmend nga askush, ajo këtë e bëri në qetësi, pa pompozitet dhe  pa publicitet. Por,  të mirën thotë populli uji e qet në breg. Edhe këtë rast nuk mundën ta heshtin stafi i Hendiferit të cilët e ndien si obligim që së paku  ta falënderojnë për të gjithë ato mjete të cilat Arta Tahiri u ofroi  përmes Hendiferit personave të hendikepuar dhe atyre në nevojë.

“Po është e vërtete që asnjëherë pagën  si asambleiste nuk e kam shfrytëzuar për vete, por  rregullisht e kam shpërndarë për qytetarët në nevojë. Zakonisht  me ato mjete u blej artikuj ushqimor dhe vetë ua dërgoi në shtëpi” ka thënë Arta Tahiri për Ferizajpress.

Për dallim nga shumë raste, të cilët  kur dhurojnë  mjete aty zakonisht janë edhe mjetet e informimit Arta Tahirit sikur i vinte keq që kjo tani më po bëhej publike.

“Unë kam ndihmuar jo për tu treguar të tjerëve që po i ndihmoj dikujt, por se e kam ndier si obligim moral t’u ofroj edhe atyre që nuk kanë së paku artikuj ushqimorë” tha Tahiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button