Komuna premton rindërtimin e barakave të Gjimnazit të Tetovës

Kushtet e këqija  në barakat e gjimnazit  të Tetovës, ka bërë që nxënësit maqedonas të ndërrimit të parë të mësojnë të ndarë në dy objekte të tjera edhe atë të shkollës fillore Goce Dellçev , dhënë në universitetin  e punëtorëve.

Gjashtë paralele të gjimnazit të Tetovës Kilril Pejçioviç do të mësojnë në këto objektet  deri sa të rindërtohen barakat, të cilët për momentin  janë të shndërruar  në objekte jo të përshtatshme  për mësim.

Amet Qazimi udhëheqësi i sektorit për veprimtari komunale thotë se “Komuna e Tetovës i ka ndarë 16 milion  denarë dhe së shpejti do të fillohet me punët në këtë objekt” .

Sipas tij, ky objekt do të rindërtohet dhe do të bëhen kushte të përshtatshme për mbarëvajtjen e mësimit.


Ditë më parë një punëtor duke bërë rregullimin e çatisë, bie nga tavani dhe dëmton një pjesë  të  tavanit të klasës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button