Konfiskohen stoli argjendi, plumba dhe raki

Drejtoria e Doganave ka konfiskuar 480 litra raki, 33 palë veshje, bluza dhe fustane si dhe 15 xhaketa për meshkuj.

Gjatë javës së kaluar dhe vikendit, policia doganore ka parandaluar disa raste për kontrabandë me veshmbathje.

Gjithashtu dogana ka konfiskuar stoli argjendi, municion për armë automatike, raki të shtëpisë, prodhime të tekstilit etj.

95 qaforet argjendi të pa paraqitura në dogana janë gjetur në një veturë ku kishte veshmbathje të paraqitur në doganë nga një kompani e Kosovës.

Vlera e stolive është vlerësuar rreth 37 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button