Anastasija Ilieska: BE, pajisje për menaxhimin e krizës me refugjatët

Sekretarja Shtetërore në MPB dhe person për Kontakt Kombëtar për migrimin në Bashkimin Evropian, Anastasija Ilieska në emisionin “10 minuta” në TV21, thotë se Maqedonia bën gjithçka që mundet dhe deri më tani vërejtja më e madhe ishte ndarja e njerëzve, refugjatëve dhe emigrantëve ekonomikë, gjegjësisht ndarja e njerëzve në bazë të kombësisë. Ajo ishte mysafire në emisionin dhjetë minuta.

„Ne kemi nënshkruar konventa dhe deklarata për të drejtat e njeriut dhe aspak nuk pajtohem me këtë ndarje, por edhe një herë dua të theksoj se ndarja në bazë të kombësisë, është bërë sipas raportit, të cilin na e dorëzuan vendet, anëtare të Bashkimit Evropian”, tha Ilieska.

Ajo që është e rëndësishme, theksoi Ilieska, është se Maqedonia nuk ka prodhuar problem shtesë lidhur me krizën e refugjatëve, siç i ka ndodhur shteteve të tjera, si Serbia dhe Kroacia.

Maqedonia ka një plan veprimi për menaxhimin e krizës së refugjatëve dhe vazhdimisht i shpreh nevojat për ndihmë nga Evropa, thotë ajo.

„Procedura për furnizimin e pajisjeve, që do të jetë drejtpërdrejtë për institucionet që merren me menaxhimin e krizës së refugjatëve, është në proces”, tha ajo.

Ilievska informoi se, patrullat e përziera të policëve maqedonas dhe kroatë, gjegjësisht serbë, kanë filluar të patrullojnë në kufirin maqedono-grek, gjë që, siç tha ajo, do të jetë ndihmë e madhe për policët e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button