Janeva fitoi ligjin për punësimin e personelit shtesë

Pas ndërhyrjes së bashkësisë ndërkombëtare, Prokurorja Speciale Katica Janeva do të fitoj Ligjin të cilën e kërkonte, në mënyrë që të mund të punësoj bashkëpunëtor profesionistë dhe personel tjetër ndihmës.

Kështu me propozim të qeverisë sot në procedurë të shkurtër propozim ligji në fjalë u gjend para deputetëve.

Aktualisht propozimi po shqyrtohet në komisionet përkatëse, ndërsa në orët e pasdites pritet të kaloj edhe në Kuvend për miratim. Propozim ligji në fjalë parashikon edhe rritjen e pagave për nëpunësit në Prokurorinë publike, përfshi edhe prokurorinë e Katica Janevës.

“Në shërbimet e prokurorisë publike parashihet rritje deri në 35 për qind nga rroga mesatare, përfshirë edhe nëpunësit e prokurorisë speciale për ndjekjen e veprave penale që janë të ndërlidhura dhe dalin nga përgjimet e paligjshme. Gjithashtu propozim ligjit i shtohet edhe një kapitull që ka të bëj me këtë Prokurori Publike, me ç’rast punësimet e reja në këtë prokurori janë në kohë të pacaktuar deri në shpërbërjen e kësaj Prokurorie. Në pajtim me propozim ligjin e propozuar për të gjithë nëpunësit e prokurorisë gjatë punësimit vlejnë të gjitha kushtet dhe kriteret që vlejnë në kuadër të sistemit për Prokurori publike”, tha Biljana Brishkoska-Boshkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button