Maqedoni, ndërkombëtarët nuk kanë faj për dështimet e Ahmetit dhe Gruevskit!

Arsyetimi i Ali Ahmetit për mosperspektivën e Maqedonisë në agjendën europiane dhe ngecjen në zgjidhjen e çështjes e emrit, nga njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare është vlerësuar si i pasaktë. Sipas ekspertëve ngecja e Maqedonisë në proceset eurointegruese vjen si pasojë e mosplotësimit të kushteve që i kërkon NATO dhe BE, kriza e thellë aktuale politike si dhe projektet pro-ruse, raporton Portalb.

Profesori universitar Mersel Bilalli thotë se Rusia ndikon në mënyrë afirmative që të ç’bllokon procesin e eurointegrimeve, e jo të stopohet procesi.

“Përgjegjësia është te VMRO-DPMNE dhe BDI, të cilët qëllimisht i kanë injoruar proceset eurointegruese duke bërë problem artificialisht, që ta irritojnë Greqinë dhe Greqia ta pengojë. Pastaj këta të jenë edhe patriotë edhe jo fajtorë. Element tjetër që po pengon proceset eurointegruese është fakti se VMRO-DPMNE po punon projekte pro-ruse, si forma e sundimit afatgjatë. Pushteti aktual po bën një strategji të padukshme drejt Rusisë”, u shpreh për Portalb Bilalli.

Profesori tjetër universitar, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, Stevo Pendarovski për ta hedhur poshtë qëndrimin e Ali Ahmetit merr shembullin e Malit të Zi, e cila do të pranohet në NATO dhe për të cilën nuk ka ndikuar kriza në Ukrainë dhe Siri.

“Proceseve eurointegruese u është shtuar edhe një problem, e ajo është kriza politike në vend, përvec problemit me emrin. NATO dhe BE tani ia kanë shtuar edhe një kusht Maqedonisë, implementimi i Marrëveshjes së Përzhinos dhe zbatimi Raportit të Pribes. Pse po pranohet Mali i Zi në NATO, sepse ka plotësuar kushtet që kërkoheshin nga ata. Për ato nuk vlente kriza e Ukrainës dhe Sirisë?”- potencoi Pendarovski

Ahmeti dhe BDI ngecën edhe në proceset eurointegruese edhe në zyrtarizimin e gjuhës shqipe

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ishte zotuar se do ta dërgojë Maqedoninë në NATO dhe këtë po e bënë duke e lënë gjuhën shqipe si sekondare

“Platforma jonë ka 6 pika: integrimi euroatlantik, gjuha shqipe, konsenzualiteti, parimet e qeverisjes, platformat dhe dikasteret. Gjuha shqipe ka zënë vendin e dytë sepse pak rëndësi ka kryetari i Parlamentit nëse ai nuk mund të flet shqip? “ tha Ahmeti duke potencuar se “Çka se shqiptarët nuk fituan poste, ata të paktën fituan ideja, kjo është e rëndësishme” pat thënë, Ahmeti duke arsyetuar vendimin për për mos i kërkuar postet kyçe të cilat i premtoi gjatë fushatës së fundit.

“Politika nuk bëhet duke viktimizuar diçka që është pjesë e sistemit, gjuha shqipe është pjesë e sistemit kushtetues dhe nuk bisedohet për kompromis politik, edhe pse mund të bëhen pazare politike. Unë jam i habitur për deficitin elementar të udhëheqjes. Dështimet janë marramendëse, në Maqedoni, për raste të ngjashme kudo në Afrikan jepet dorëheqje”, deklaroi për Portalb profesori universitar Mersel Bilalli./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button