Komuna e Çairit i zëvendëson automjetet e vjetra zyrtare me elektrike

Këshilli i Komunës së Çairit, me propozim të kryetarit të komunës Izet Mexhiti, solli vendim për zëvendësimin e të gjitha veturave zyrtare të  komunës me automjete ekologjike të reja elektrike.

“Me këtë vendim dëshirojmë të japim shembull për atë se si mundet të veprohet në drejtim të përmirësimit afatgjatë të mjedisit  jetësor, ndërsa në veçanti në cilësinë e ajrit të cilin të gjithë ne e thithim.” tha kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, duke shtuar se së shpejti komuna do ta vendosë edhe mbushësin për automobila elektrik, të cilin përskaj automobilave të reja të komunës, do të mund ta shfrytëzojnë edhe qytetarët të cilët do të vendosin të kenë automjete këtilla.

“Shitja e automjeteve ekzistuese zyrtare të komunës së Çairit është në procedurë, ndërsa furnizimi publik për 5 automjete të reja elektrike do të shpallet pas 15 janarit, gjegjësisht atëherë kur ligjërisht do të hyjë në fuqi buxheti i ri i komunës”, sqaroi kryetari i Këshillit të komunës së Çairit, Zahir Bektesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button