Katër doganierë janë lënduar në aksident në autostradën Kumanovë-Shkup

Katër doganierë janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi në mëngjes gjatë përmbysjes së kombit të Drejtorisë doganore në autostradën Kumanovë-Shkup, njofton MIA.

Aksidenti ka ndodhur në orën 7:15 minuta pas ndarjes së autostradës drejt unazës ose drejt Shkupit.

Dy nga të lënduarit janë transferuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Naumi i Ohrit”, ndërsa dy të tjerë në Qendrën klinike në Shkup. Tani për tani nuk ka informata se për ç’farë lëndimesh bëhet fjalë.

Në vendin e fatkeqësisë bëhet ekspertizë nga ana e ekipit kontrollues të MPB-së, e cila duhet t’i konfirmojë arsyet të cilat e kanë shkaktuar aksidentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button