Shqiptarët kremtuan së bashku festat e fundvitit

Nën patronatin e Federatës  Nacionale të Shoqatave Shqiptare në Itali (FNAI), me datën 27 dhjetor 2015 në ambientet brilante të Hotel Savoia ne Bologna (Itali) u organizua mbrëmje festive me rastin e festave të fundvitit me anëtarë, aktivistë dhe veprimtare të të gjitha shoqatave pjesëmarrëse në Federatë, me bashkatdhetarë të shumtë të ardhur nga të gjitha anët e Italisë, miq italian dhe komunitete tjera që ndjekin me simpati dhe admirim aktivitetet e federatës shqiptare.

Aktiviteti filloi në orët e mbrëmjes në hollin e hotelit luksoz me një koktej të veçantë për këtë natë, i shërbyer me elegancë nga personeli i kualifikuar i hotelit dhe restorantit “Garganelli”, për të kaluar më pas në darkën e përbashkët, në njërën nga sallat e mëdha të këtij restoranti prestigjioz në Bologna.

Mbrëmjen festive e hapi sekretarja e këshillit drejtues të Federatës, avokatja Ilda Pinari duke përshëndetur të gjithë të pranishmit në këtë mbrëmje festive

Programi artistik filloj me një pikë baleti, e ekzekutuar në mënyrë mjeshtërore nga dy të rinj Italian, për të vazhduar më pas me zërin e bukur të këngëtares së mirënjohur Mimoza Selimi, me këngë të muzikës së lehtë dhe popullore, që ngjallën emocione të pa përshkruara tek të bashkatdhetarët në sallë. 945863_662348630570479_5562182939191199020_n

Më pas në skenë u paraqit këngëtarja ekstravagante Elda Berisha, e veshur me simbol kombëtar, me zërin karakteristik dhe vallëzimin artistik elektrizoi atmosferën e ngrohtë në sallën e madhe të Restorant “Garganelli”.

Pas dy këngëtareve të shkëlqyera, radha i erdhi edhe zërit magjepsës të këngëtarit Amarildo Gjypi, me disa potpuri të bukura popullore.

Në ndërkohë, me një fjalë përshëndetëse u paraqit edhe kryetari i FNAI-it, zotëri Ndue Lazri, i cili për kënaqësinë e miqve italian dhe mysafirëve joshqiptar, urimin përshëndetës për festat e fundvitit e bëri në gjuhën italiane.

Përveç këngëve, nuk munguan as recitimet e interpretuara në mënyrë artistike nga poetët Tonin Nikolli dhe Lumturie Plaku, të cilët u përcollën me duartrokitje të gjata frenetike.

Kjo mbrëmje e bukur festive u bë e mundur falë këshillit organizativ, nën drejtimin e veprimtarëve Klodian Camit dhe Petrit Selitaj, që njëherit janë edhe drejtues të Federatës së Shqiptarëve në Itali (FNAI).

Në mesin shoqatave të shumta, të ftuar ishin edhe shoqata ILIRIA nga Treviso, e përfaqësuar nga nënpresidenti Beqir Cikaqi, publicisti i pavarur Florim Zeqa dhe Selim Musaj dhe Agim Mullosmani nga UNIKOMB-i (TV-Itali).

Në fund vlen për të theksuar, se Federata e Shqiptarëve në Itali (FNAI), edhe pse e themeluar vetëm disa muaj më parë, ka arritur suksese të jashtëzakonshme në shtrirjen gjeografike dhe konsolidimin e veprimtarisë së saj, në shërbim të afrimit dhe bashkimit të vlerave tona në një organizim të përbashkët kombëtar.

Shembullin e mirë të organizimit të shqiptarëve në mërgatë, duhet ta ndjekin edhe njerëzit e veshur me petkun e pushtetit në dy shtetet shqiptare-Shqipëri dhe Kosovë, e të mos vrapojnë vetëm pas interesave të tyre personale për pasurim dhe privilegje nga shteti,…por të mësohen së paku njëherë në vit, për të dhënë diçka nga vetja e tyre për të mirën e përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button