Kuvendi i Maqedonisë e hodhi poshtë propozim-ligjin për amnisti

Kuvendi i Maqedonisë ne seancën e djeshme parlamentare nuk e pranoi propozim-ligjin për amnisti, të propozuar nga deputetët Pavle Trajanov dhe Liljana Popovska, njofton Portalb.

Propozuesit vlerësuan se pushteti pa pasur nevojë bën panik, sepse ligji parasheh zvogëlim të dënimeve me burg vetëm për ata me vepra më të vogla kriminele dhe për kontrabandistët me emigrantë, për diçka që tani është legale dhe e zbaton e shteti.

Sipas Trajanovit, ligji nuk parashihet që të jetë edhe për ata që kanë më shumë se 10 vjet burg , për ata që janë të dënuar me burgim të përjetshëm, për të dënuarit për vrasje, vepra penale kundër martesave; familjeve dhe të rinjve, prostitucion, përdhunim, pedofili, materiale pornografike, akte çnjerëzorë, kundër të drejtës dhe lirisë si dhe për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike.

Megjithatë, partia në pushtet VMRO-DPMNE, vlerëson se argumentet e propozuesve nuk janë të mjaftueshme sepse me sjelljen e ligjit të tillë, sipas tyre, 981 kriminel do të lirohen nga burgu. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button