Basha: Në janar vendosim nëse do t’i bllokojmë institucionet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë një interviste të dhënë për Ora Nëes, është shprehur se vetëm një qeveri teknike dhe zgjedhjet e parakohshme, mund ta nxjerrin vendin nga kriza sociale dhe ekonomike që është zhytur vendi.

Sipas Bashës për të arritur këtë qëllim, Partia Demokratike, do t’u prijë protestave popullore dhe mosbindjes civile, pa përjashtuar skenarin për të bllokuar institucionet që akuzohen për korrupsion.

“Pikërisht për të shmangur një shpërthim anarkik është vullneti im që të bazohem në përvojat më të çmuara të shoqërive, të individëve të lirë, kulturës perëndimore demokratike, për të kompesuar mungesën e shtetit ligjor, mungesën e transparencës, presionin e jashtëzakonshëm mbi mediat e lira duke i dhënë qytetarëve një mundësi që të konstatojnë dhe të veprojmë brënda suazës ligjore dhe institucionale duke ushtruar dhe të drejtën e tyre për të arrestuar në kuptimin figurative dhe ligjorë të fjalës korrupsionin dhe të korruptuarit. Për format dhe mënyrat mendoj se janari do ta tregojë”, deklaroi Basha për Ora Neës.

Kryetari i Partisë Demokratike, pranoi se ndërkombëtarët ishin skeptik mbi sinqeritetin e Partisë Demokratike për Reformën në Drejtësi, por sipas tij opinion i Venecias faktoi vizionin e qartë të opozitës për këtë kryereformë.

Ndër të tjera Basha theksoi se Partia Demorkatike do marrë pjesë në komsionin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, por duke theksuar se më shumë se sistemi i rëndësishëm është vullneti poltik për zgjedhje të lira, pasi sipas tij zgjedhjet vendore dëshmuan se mazhoranca manipulimin e ka synim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button