Jahjaga: Jam e zhgënjyer nga klasa politike

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, deklarohet e zhgënjyer me spektrin politik kosovar që nuk arriti ta tejkalojë krizën parlamentare.

Në intervistën dhënë “Zërit”, ajo thotë se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është kusht për të gjithë liderët.

Jahjaga kërkon nga spektri politik kosovar që nëpërmjet dialogut ta gjejnë “shtegun”, e daljes nga kriza, ndërsa zgjedhjet e parakohshme nuk i sheh si zgjidhje.

Ajo shprehet e zhgënjyer me liderët politikë që nuk u treguan të gatshëm për zhvillimin e një dialogu konstruktiv.

Në vitin e fundit si president e Shtetit, Jahjaga thotë se i kanë mbetur edhe shumë punë për t’i bërë, por nuk deklarohet nëse do të rikandidojë edhe një mandat.

Pavarësisht refleksioneve dhe polarizimeve të brendshme, presidentja vitin 2015 e sheh relativisht të suksesshëm, me MSA-në e realizuar dhe me premtime serioze për heqjen e vizave në fillim të vitit. Derisa shprehet e bindur se FSK-ja do të transformohet në FAK. Thotë se rruga integruese e Kosovës në BE nuk guxon të rrezikohet për shkak të tekeve të disa individëve.

“Dua po ashtu të them që qytetarët e Kosovës nuk na e kanë borxh të sillemi kaq papërfillshëm me të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Dhuna dhe përplasjet politike janë të papranueshme, aq sa është e papranueshme kur njerëzit e dënuar për krime të rënda e sfidojnë drejtësinë. Zhvillimet dramatike në shoqëri, kriza politike e këtyre muajve, si dhe bllokada e vitit të kaluar e kanë penguar konsolidimin ndërkombëtar të shtetit dhe njëkohësisht edhe e kanë zbehur imazhin e vendit”, ka thënë presidentja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button