Shpallen të pafajshëm zyrtarët serb e shqiptar nga komuna e Shtërpcës

Trupi Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i kryesuar nga gjyqtari Musa Konxheli, sot ka liruar nga akuza zyrtarët e Komunës së Shtërpcës. Konkretisht bëhet fjalë për kryetarin, Bratisllav Nikoliq dhe zyrtarin e prokurimit, Agim Rexhepin, që akuzoheshin për bashkëkryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar, përkatësisht, dëmtim të Buxhetit të Republikës së Kosovës për 347 mijë euro, njofton zyra për Informim nga Gjykata Themelore ne Ferizaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas akt-gjykimit, Nikoliq dhe Rexhepi janë liruar nga akuza pasi është konstatuar se për veprën penale për të cilën ngarkoheshin sipas akt-akuzës së prokurorit të shtetit, të pandehurit veprën e kishin kryer nën gabim faktik dhe juridik.

Të pandehurit akuzoheshin se me datën 16 dhjetor 2010, në Shtërpcë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për personin tjetër, në cilësinë e personave zyrtarë dhe duke vepruar në kundërshtim me ligjin për Prokurimin Publik të Kosovës, kishin lidhur aneks-kontratë në vlerë prej 347 mijë euro me operatorin ekonomin NNT.”Albes”nga Istogu, duke tejkaluar 10 % të vlerës së kontratës bazë prej 1 milion e 517 mijë euro, për ndërtimin e tri ndërtesave në Shtërpcë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button