Artikujt që parandalojnë fryrjen e stomakut

Kuptojeni se si në mënyrë krejt natyrale ia lehtësoni vetes këtë problem shëndetësor.

Xhenxhefili

Konsumimi i çajit nga xhenxhefili dhe konsumimi i rrënjës së freskët janë dy ilaçe superiore kundër gazrave të zorrëve. Një sasi të vogël të xhenxhefilit (edhe të thatë edhe të freskët) mund ta shtoni në shujtat e përditshme. Po ashtu, mund ta hani një lugë xhenxhefil të papërpunuar para shujtës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kanella

Në mjekësinë tradicionale kanella përdoret për qetësimin e mundimeve të mëngjesit dhe kundër jashtëqitjes së tepërt, por është ilaç i shkëlqyeshëm në qetësimin e fryrjeve. Thjesht e hidhni në ushqim të njelmët apo edhe të ëmbël.

Majdanozi

Përpos se e përdorim si zbukurim i ushqimit, majdanozi është shumë i shëndetshëm për traktin digjestiv në përgjithësi, përfshirë fryrjet dhe gazrat. Mund ta përdorni në formën e freskët apo të tharë, si erzë.

Kopra

Kjo është një bimë ideale për pakësimin e gazrave që është një nga arsye pse nëpër restorantet indiane e ofrojnë në përfundim të shujtës. Mund t’i përtypni farat e saj, por prej tyre mund të përgatisni çaj, duke i shtuar në ujë të vluar. Substancat shëruese në farat e përmendura relaksojnë muskujt e traktit digjestiv dhe lehtësojnë kalimin e gazrave të bllokuara.

Çaj nga luleradhiqet

Luleradhiqja posedon dobi të shumta shëruese për shëndetin, e njëra prej tyre është zbutja e gazrave dhe fryrjes. Mund ta përgatisni si çaj apo t’jua shtoni shujtave në formë të tharë, si erzë.

Pemët tropikale

Ananasi dhe papaja përmbajnë enzima që te fryrja ndihmojnë në tretjen e proteinave dhe lehtësojnë tretjen. Tradicionalisht përdoret kundër infeksioneve, dhimbjeve në stomak, djegieve në gjoks dhe diarresë. Papaja përmban papinë, enzimën natyrale për tretje që ndihmon në tretjen e ushqimit, i cili irriton stomakun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button