Ilir Meta thumbon Ramën

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka thumbuar dje kryeministrin Edi Rama, duke i kujtuar dështimin më të madh të qeverisë gjatë vitit 2015, bllokimin e çeljes së negociatave.

Meta organizoi dje një pritje për përfaqësuesit e medias, pronarët, analistët, gazetarët dhe operatorët me rastin e mbylljes së këtij viti, nga ku shigjetoi në mënyrë të tërthortë kryeministrin. Aktiviteti u zhvillua në një nga sallat e Kryesisë së Kuvendit, përball Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij të shkurtër, Meta u shpreh se gjatë vitit të ardhshëm shpresonte që gazetarët të raportonin për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kryeparlamentari Meta theksoi se ky do të ishte lajmi më i mirë dhe më pozitiv edhe për të ardhmen e vendit. Siç dihet, bllokimi i çeljes së negociatave edhe për një vit është identifikuar si një nga dështimet e qeverisë gjatë vitit 2015. “Ju uroj gëzuar në familjet tuaja dhe natyrisht të jetë një vit ku të dominojnë lajmet sa më pozitive. Shpresojmë që të kemi mundësi të japim edhe lajmin për çeljen e negociatave, pasi besoj se do të ishte një gjë mjaft e rëndësishme për vendin dhe një hap mjaft pozitiv për të ardhmen”, uroi Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button