Viti 2015: Supersfida për kumanovarët!

2015-ta nuk qe një vit i mbarë për banorët e Likovës dhe të Kumanovës: Gjatë ditëve më të nxehta të verës ata u përballën me vështirësitë për shkak të mungesës së ujit, kurse gjatë ditëve të ftohta me mungesën e drunjve për ngrohje nëpër shkolla. Po kjo nuk është e gjitha, ngjarja e filluar në Goshincë dhe e përfunduar në ‘Lagjen e Trimave’, shënon në fakt sfidën më të rëndë me të cilën u përballën. Pikërisht pasojat e konfliktit të armatosur banorët i ndjenë në të gjitha sferat e jetës. Ata për Portalb deklaruan si e përjetuan vitin që po lëmë dhe shpresën se para së gjithash viti i ardhshëm  nuk do t’ua cenojë sigurinë.

 “Viti 2015 nuk ka qenë fare i mirë, pasiqë na kanë ndodhur shumë fatkeqësi. Duke filluar me konfliktin e armatosur në mes të qytetit më 9-10 Maj, në të cilin u vranë shumë njerëz dhe shumë familje humbën pasuritë. Rreth një muaj më vonë, na tronditi aksidenti tragjik, nga i cili humbën jetën 4 të rinjë. Pastaj u vra ish-pjesëtari i UÇK-së i njohur si ‘Komandant Shqiponja’. Më vonë në mënyrë misterioze u dogjën 11 automjete.”-deklaroi Rexhep Salihu, “Pres që në vitin 2016 të zbardhet rasti ‘Kumanova’ dhe të pafajshmit të lirohen e të kthehen nëpër familjet e tyre; Uroj të mos përsëriten më ngjarjet e përjetuara, të mos ketë vrasje e të rikthehet siguria; Shpresoj të hapen vende të reja pune, pasi Kumanova është ndër qytetet me papunësi më të lartë në shtet.”

 “Konflikti i 9-10 Majit ka qenë një katastrofë. Ishte diçka krejtësisht e papritur dhe e paqartë se pse dhe çfarë në të vërtetë po ndodhte. Përnjëherë humbi siguria në vendin tonë. Isha shumë e shqetësuar se sa do të zgjaste ai konflikt; se ku do të tretej popullata, të gjithë u shpërndanë. Po gjithashtu isha e shqetësuar se çfarë do të ndodhte me studimet.Një kohë të gjatë pas konfliktit nuk mund ta mirrja veten. Edhe rrugës për në fakultet nuk ndjehesha e sigurt. Frikësohesha në mos ndodhte sërish diçka e ngjajshme.”-kujtoi studentja Hatixhe Aliti.

Sipas Alitit, gjatë vitit 2015 në Universitetin në Kumanovë procesi arsimor u realizua sipas rregullave dhe kishte raport korrekt mes studentëve e profesorëve. Megjithatë studentët nuk lexonin mjaftueshëm. Ajo shprehu pritshmëritë e saja për vitin e ardhshëm: “Pres që në vitin e ardhshëm të disperzohen drejtime tjera, pasi aktualisht në universitetin tonë ka vetëm një drejtim.Ka shumë të rinj të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në Shkup a Tetovë, pse të mos i kemi në Kumanovë drejtimet që i  duam derisa e kemi këtu universitetin?!”   

“Shtatë vjet kam punuar e revoltuar. Po në fund të vitit 2015 u gëzova për arsye se mora vendimin e punës dhe më duket sikur është viti i parë që filloj të punoj. Në nëntor na u ndanë 100 vendime pune në spital. Në shëndetësi në Kumanovë nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim tjetër, përveç që ambulanta e kirurgjisë është transferuar në objekt të ri, në sallë të re.”-tha Gjylnure Rushiti, motër medicinale. Sipas saj tani në dhjetor, ashtu si dhe gjatë verës rritet numri i pacientëve për shkak të virusëve që paraqiten. Pacientët vazhdimisht kërkojnë që ambulanta e pediatrisë të jetë më vete dhe të ketë më shumë pajisje.

“Pres që në vitin 2016 të përmirësohet trajtimi ndaj pacientëve dhe të pajisen repartet me më shumë aparatura të nevojshme.”-tha Rushiti.

“Thënë të drejtën kumanovarët janë aq të interesuar për shfaqje teatrale, saqë ka ndodhur të na ankohen pse nuk realizonim më shpesh. Por në fillim të vitit u detyruam të pauzojmë për shkak të problemit me nxehjen në teatër, pas zgjidhjes së të cilit pauzuam për shkak të incidentit në maj. Por pas pushimit veror kur filluam të punojmë gjithçka shkoi në rregull. Si projekte institucionale u realizuan:  vepra ‘Rrënjët e Kullës’ e Nazmi Beqirit, me regji Vebi Kerimi dhe ‘Revolveri’ e autorit Gabor Gorgey, me regji Nehat Memeti, e cila në fakt do të shfaqet në janar. Ndërsa shikueshmëri të madhe ka pasur edhe projekti privat në bashkëpunim me teatrin, ‘Bouncers’ e autorit John Godberg, me regji Qazmedin Nuredini.”- u shpreh aktori Ismail Kasumi, “Në 2016 nuk pres të ndodhë ndonjë mrekulli, përveç se të realizohen 2 vepra (shfaqje) që sipas rregullave financohen nga qeveria.”/Portalb.mk

LEXO: 1 muaj pa ujë, reportazhë nga fshati Rramanli, Kumanovë (VIDEO)
LEXO: VIDEO të reja nga “Portalb” në Kumanovë: Lagjja e Trimave si në Bejrut
LEXO: Kumanovë, emigrantët hapin zemrat për Portalb, Xhamia mbetet streha e tyre

LEXO: Ndërroi jetë edhe i riu i katërt që u aksidentua në Kumanovë
LEXO: Kumanovë: 11 automjete të djegura, u arrestua 1 person i dyshuar (FOTO+VIDEO)
LEXO: Kumanovë, vritet komandant Shqiponja
L
EXO: Mjerim! Shkolla në Çerkez: pa tekste shkollore, pa drunj për ngrohje, dritare të kalbura (FOTO)
L
EXO: Rexhep Rexhepi, ish komandant “Çiçavica” në gjendje të rëndë shëndetësore, familjarët kërkojnë arrest shtëpiak

LEXO: ‘Lagjja e Trimave’-Kumanovë: Disa presin seancën gjyqësore, të tjerët fundin e ndërtimeve (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button