Skandal: Klinika ka “marrëveshje 2014-vjeçare” me Fondin e Shëndetësisë

Klinika Universitare e Syve në Shkup ka bërë një “Marrëveshje 2014-vjeçare” me Fondin e Shëndetësisë. Të paktën kështu shkruhet në këtë fletushkë të vendosur në korridorin e spitalit, drejtori i së cilës është shqiptar. Në afërsi të saj, një mori tjetër e njoftimeve që është tentuar të shkruhen në shqip, por rezultati i tyre nuk është as shqip e as maqedonisht, njofton TV SHENJA.

As njoftimet për pacientët nuk duken më mirë. Për shembull fletëpagesës së pensionit i thuhet “cek” ndërsa i gjithë njoftimi duket të jetë shkruar nga dikush që ka përdorur programe për përkthim, pa pasur njohuri elementare për gjuhën shqipe. Herë pas here njoftimi ka kuptim, herë pas here ka ndonjë fjalë në gjuhën letrare, por më tragjikja është që ka edhe fjalë popullore si “krejt kontrolat”.

Gjuhëtarët kritikojnë këto fletushka por edhe gjithë gjendjen e mjerueshme me shtrembërimin e gjuhës shqipe të ndikuar nga maqedonishtja. Sipas Ajtene Qamilit, lëshime të tilla janë të pafalshme, sidomos kur me një institucion publik të tillë drejton kuadër shqiptar.

Qamili sugjeron që për të evituar gabimet duhet që të të angazhohen gjuhëtarë në çdo institucion ku përdoret gjuha shqipe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button