Ministria e Shëndetësisë dhe Nikolla Todorov në gjumë të thellë nga ajri i ndotur!

Ky shkrim është nga unë si një qytetarë ECO GUERILË!

Miq të dashur.

Krahas Ministrisë së Mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapësinor, për mos marrjen e masave me kohë ,përgjegjësi po aq të madhe ka edhe Ministria e Shëndetësisë dhe ministri Nikolla Todorov që punon 24/7.

Ligji për kualitetin e ajrit ambiental , (,,Gazeta zyrtare e RM ;; nr.100/2012-Tekst i spastruar), në nenin 19 paragrafi (3) që = Vlerësimin e rrezikut shëndetësorë lidhur me kualitetin e ajrit ambiental e kryen organi i administratës shtetërore kompetent për punët nga sfera e shëndetësisë=. Atëherë pyetja jonë publike drejt këtij ministri është se ;- – A ka dalë ministria e shëndetësisë që me te menaxhon ministri Todorov (VMRO-DPMNE) me vlerësimin si dokument transparent për rrezikshmërinë e shëndetit të njerëzve në këtë rajon të Pollogut, ndërsa për Shkupin gjithsesi kanë përpunuar vlerësim?

Miq të dashur, a e ka kryer punën zyrtare ky ministër në këtë dikaster këto dy vite kur kontaminimi i ajrit në këtë rajon është skandaloz me përmasa të ekocidit ekologjik. Ju lutem , kriteriumet, metodat dhe procedurat janë të parashikuara me akt nënligjorë (neni 20 i ligjit ) që sillet nga të dy ministritë ajo e mjedisit dhe e shëndetësisë. Kjo ministri është në gjumë të thellë, këtë lëshim kardinal për mos marrjen e masave për këtë vlerësim , e cila është dokument meritorë krahas matjeve që po bënë ministria e mjedisit me teknologjinë moderne që posedon.

Dikush në Maqedoni ose nuk ka mara veprime për të zbatuar ligjin për këtë helmim masiv ose me strategji po fshehin të dhënat që ministria e shëndetësisë detyrimisht duhet ti vlerësojë , publikojë dhe të merr masa . I lus Shoqatat ambientaliste në Tetovë dhe më gjerë që përgjegjësinë e kësaj ministrie dhe të këtij ministri të mos e lënë anësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button