Etiketim gazetaresk

 [Recension: Pendat e përkëdhelura opozitare sulojmë kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm të LSDM-së]

Ky tekst etiketon njerëz që mendojnë ndryshe nga i ashtuquajturi mainstream, të cilin, për fat të keq, në vend e imponon elita në pushtet. Artikulli me lehtësi i etiketon këta njerëz si “pendat e përkëdhelura të opozitës”.

111Linku deri te artikulli origjinal: Pendat e përkëdhelura opozitare sulojmë kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm të LSDM-së

Data dhe koha e publikimit: 22.12.2015 22:30

Data e recensionit: 24.12.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

UDHËZIM PARTIAK – “TË TANËT” DHE  “TË TYRËT”

Ekzekutim mediatik kur e kritikojnë pushtetin, ndërsa etiketim mediatik kur e kritikojnë opozitën! Le të vendosë dikush tani se çka guxojnë të thonë, e çka nuk guxojnë të thonë këta gazetarë dhe aktivisitë nga sektori joqeveritar! Dhe çka është aq “gazetareske” në ripublikimin e statuseve në Facebook të gazetarëve, ku ata, sipas kuptimit të tyre, i analizojnë si veprimet e pushtetit, ashtu edhe ata të opozitës?

Në rastin konkret bëhet fjalë për komente në rrjetet sociale pas konferencës për shtyp të ministrit për punë të brendshme dhe pas një interviste televizive të liderit të opozitës. Një pjese të gazetarëve dhe sektorit joqeveritar, paraqitja e Spasovskit, e poashtu edhe e Zaevit, nuk u ka lënë përshtypje të veçantë. Теksti këtë e trajton si “lajm bombastik” dhe, njëkohësisht, merr të drejtën që ata gazetarë t’i karakkterizojë si оpozitarë ose penda të përkëdhelura të opozitës.

“Pas postimit të këtillë të Naumoskit, vazhduan kritikat ndaj LSDM-së nga pendat e përkëdhelura të opozitës. Gazetarja Meri Jordanovska shkroi se ka filluar t’i mungojë edhe ajo, “në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet…”. Me komentin e saj u paraqit edhe gazetarja opozitare Sashka Cvetkovska, mirëpo edhe penda tjera të përkëdhelura të LSDM-së.”

Domethënë, nëse e kritikojnë pushtetin, ata janë gazetarë opozitarë, mirëpo edhe nëse nuk e kursejnë opozitën, përsëri janë gazetarë opozitarë!!! Etiketohen edhe kur janë kundër pushtetit edhe kur e kritikojnë palën tjetër. E mos ta përmendim tendenciozitetin dhe maliciozitetin ndaj atyre që janë të etiketuar si “të papërshtatshëm”.

Pyetja është se pse ka nevojë për ngjitje absolutisht të papranueshme të “etiketave”, kur ato nuk kanë asnjë lidhje me gazetarinë kredibile dhe profesionale? Përgjigjet imponohet vetëvetiu: për shkak se ky tekst edhe nuk është produkt gazetaresk, por udhëzim politik-partiak për perceptimin e punëtorëve mediatikë.

Diçka si “të tanët” dhe “të tyrët”. Që ta dijë ai që nuk ka njohuri se kush është kush nga gazetarët, që sa më lehtë ta dallojë “elementin armiqësor” në rrugë! Mungojnë vetëm edhe etiketat formale në tesha, që të bëhet me gisht në drejtim të tyre, se ja, këta janë “opozitarë”!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button