Goli i Messit më i miri i sezonit 2015 (Video)

Lionel Messi shënoi golin më të bukur të sezonit 2014-2015. Ky është verdikti i votuesve të faqes zyrtare të UEFA-s. Sulmuesi i Barcelona fitoi garën duke marrë thuajse 200 mijë pëlqime, ose 39% të votave në një garë ku ishin tetë kandidatë. Goli ndaj Bayern Munchen në fitoren 3 – 0 në “Camp Nou” u vlerësua si më i miri.

Gjatë aksionit Messi kaloi Boateng përpara se t’i shënonte Neuer. Një mbyllje e shkëlqyer të një viti ku mes të tjerave u shpall kampion i Europës dhe i Botës dhe tani pret cermoninë e Topit të Artë. Në garën e golit më të bukur Cristiano Ronaldo u rendit i dyti me 24% të votave me realizimin e tij ndaj Liverpool. Në podium u ngjit edhe Aaron Ramsey me 9% të votave me golin e tij nga jashtë zone në takimin në fushën e Galatasary.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button