Erdogan, komplotistëve: Jeni tradhtarë kombëtar

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pak çaste më parë në një transmetim direkt telveziv foli lidhur me çështjet aktuale politike, e që kryesisht kanë të bëjnë me arrestimet e fundit të disa djemve të ministrave të tij në kabinetin qeveritar.

Ndërkaq, nëpër media të ndryshme flitet se i gjithë ky operacion policior për korrupsion është zhvilluar pas keqkuptimeve në mes Fethullah Gulenit dhe kryeministrit aktual Erdogan.

Erdogan në paraqitjen e tij publike tha se këto komplote bëhen jo vetëm për ta dobësuar partinë e tij, por tërë Turqisë, ai duke folur për operacionet e fundit tha se ata struktura që qëndrojnë prapa këtyre komploteve janë masha të qarqeve të errëta vendase, dhe të huaja, të cilët këtë e kanë bërë duke e parë përparimin e Turqisë në dialogun e brendshëm me kurdët dhe të tjerë, njëkohësisht ai i akuzoi ata për tradhti kombëtare, njofton Almakos.com.

Kryeministri Erdogan i siguroi bashkëpartiakët e vet dhe tërë opinionin, se nga ky proces do të del një Turqi edhe më e fortë dhe më e pavarur.

Përndryshe, 52 persona, përfshirë tre djemtë e tre ministrave të kabinetit të tij, ishin arrestuar për lidhje me ryshfet të nivelit të lartë.

Pesë shefa të policisë që mbikëqyrën bastisjet në Stamboll dhe Ankara, u shkarkuan për “shpërdorim detyre”.

Lajme të ngjashme

Back to top button