Tekst si “aktpadi”

 [Recension: Përderisa Bekiri ka bërë krime për LSDM-në, bashkëshortja merr para nga PKQ]

Teksti që e kemi para nesh rrezaton me tendenciozitet që në titull: “Përderisa Bekiri ka bërë krime për LSDM-në, bashkëshortja merr para nga PKQ”.  I gjithë materiali është përplot me akuza për Bekirin për të cilat nuk ka asnjë fakt. Me lehtësi dhe pa asnjë dëshmi i përshkruhen aktivitete kriminale, të cilat ai, gjoja, i ka bërë në emër të LSDM-së.

Додека Бекири правел криминал за СДСМ,_ - http___kurir.mk_makedonija_politikLinku deri te artikulli origjinal: Përderisa Bekiri ka bërë krime për LSDM-në, bashkëshortja merr para nga PKQ

Data dhe koha e publikimit: 22.12.2015

Data e recensionit: 25.12.2015

Recensues: Silvana Zhezhova

NJOLLOSJE

Artikulli që në fillim, Bekiri i bashkangjet lidhshmëri partiake, si dhe atë se ai, gjoja, qëllimisht ka krijuar afera të rrejshme që ta dëmtojë partinë në pushtet. Në të ka akuza për të cilat nuk ka dëshmi konkrete gjyqësore.

Zahir Bekiri, i cili është pjesë e strukturave të LSDM-së ka për qëllim të krijojë afera të rrejshme me qëllim që ta zvogëlojë rejtingun e funksionarëve të partisë në pushtet. Në fabrikën e tij janë falsifikuar afera, mirëpo edhe pasaporta bullgare, si dhe llogari bankare zvicerane…

Që t’i bindë lexuesit se Bekiri ka pasur “lidhje të ngushtë me funksionarët opozitarë”,  teksti madje e involvon edhe djalin e tij të mitur. Që është e palejueshme në gazetarinë etike.

Në këtë artikull manipulativ është dhënë një screenshot nga profili i Bekirit në FB, ku shihen fotografi që duhet të “dëshmojnë” për lidhjen e tij me LSDM-në.

Në profilin e tij në rrjetet sociale mund të shihet se më 3 dhjetor të këtij viti e ka fotografuar edhe djalin e tij me sekretarin e përgjithshëm të LSDM-së, Oliver Spasovski.

Pastaj teksti përpiqet të “dëshmojë” se si rezultat i njëfarë afërsie dhe i, gjoja, angazhimit për partinë opozitare, bashkëshortja e Bekirit është punësuar në Parkingjet e Komunës Qendër (PKQ), ndërmarrje të cilës, poashtu, i ngjitet etiketë partiake.

Pra, në mugesë të argumentimit të fortë dhe burimeve që do ta konfirmonin vërtetësinë e pohimeve, kjo përmbajtje mediatike, në të cilën kanë dështuar parimet profesionale të gazetarisë, ka për qëllim ta njollosë Bekirin dhe me çdo kusht t’ia ngarkojë “aktpadinë”. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button