Kosovë: Digjet një veturë e Policisë dhe dëmtohen dy të tjera

Një veturë e Policisë së Kosovës është përfshirë nga zjarri dhe dy të tjera civile janë dëmtuar në Lagjen Ulpianë në Prishtinë.

Njësia policore, menjëherë është angazhuar dhe me të arritur në atë lokacion, kanë konfirmuar se është duke u djegur, një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, në afërsi të kësaj veture janë dëmtuar edhe dy vetura tjera civile. Është njoftuar menjëherë njësia e zjarrfikësve për intervenim, ndërsa njësitet relevante policore kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme për të hetuar dhe zbardhur rastin në tërsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button