Erdoğan: Organizatat terroriste, vegël e fuqive të mëdha në Siri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në programin me rastin e 30 vjetorit të Fondacionit të Unitetit (Birlik Vakfı) ka deklaruar se organizatat terroriste si DAESH, PYD dhe YPG janë vegël e fuqive të mëdha në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij Erdoğan tha se: “Askush të mos të mundohet të mashtrojë askënd. Organizatat terroriste si DAESH, PYD dhe YPG janë vetëm një vegël e fuqive të mëdha në luftën e Sirisë. Edhe organizata terroriste PKK tek ne është e njëta dhe nuk ka ndonjë ndryshim prej tyre”.

“Ne si muslimanë duhet të bëjmë atë që na takon. Duhet të shkatërrojmë këtë klimë që favorizon organizatat terroriste të tilla si DAESH, Al-Kaida, Boko Haram dhe Esh-Shebab të cilat duke luajtur me vlerat e Islamit dëmtojnë më shumë muslimanët” tha Presidenti Erdoğan.

Në vazhdim të fjalës së tij ai shtoi: “Këta organizata nuk kanë ndikuar në përfitimin e Islamit në vendet ku veprojnë. Ata nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm se janë bërë mjet dhe shkak për hyrjen e forcave ushtarake të huaja në këto vende. Nëse nuk i dalim në ballë këtij problemi kjo gjendje do të vazhdojë të jetë e tillë. Muslimanët nuk mund të vazhdojnë të mbajnë mbi supe një sëmundje të tillë. Të gjithë sëbashku duhet të punojmë që të përhapim dhe të forcojmë këtë ndërgjegje”.

Ndërkohë në fjalën e tij Erdoğan u ndal edhe në çështjen e “strukturave paralele” ku u shpreh se edhe një gjë e tillë doli në pah si një organizatë jofitimprurëse dhe se në lidhje me këtë duhet të hidhen hapa konkretë dhe të sigurtë. “Unë pres që deri në vitin 2019 në këtë temë të hidhen hapat e nevojshme. Un besoj se Turqia deri në vitin 2023 do të arrijë synimet e saj në arsim ashtu sikurse në fushat e tjera. Për këtë duhet më shumë punë dhe përpjekje nga ju të dashur të rinj dhe të reja” – u shpreh Erdoğan.

Në vijim të fjalës së tij Erdoğan u shpreh: “Duhet të jemi të gatshëm të punojmë për të mbyllur plagët që ka hapur, për të ndrequr gabimet që ka bërë dhe për të plotësuar mangësitë që ka lënë kjo çetë e tradhëtisë dhe e së keqes që quhet ‘strukturat paralele’. Arsimi dhe kultura në të cilën ishte fokusuar kjo çëtë, për këtë arsye janë shumë të rëndësishme. Populli jonë bëri me një vendosmëri atë që i tkaonte përsa i përket luftës ndaj saj si dhe do të vazhdojë të bëjë atë qi i takon. Tani radha është tek ju, tek ne”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button