Kinë, gjenden 300 monedha ari në një varr 2000-vjeçar (FOTO)

Më tepër se 300 monedha ari janë gjetur në një varr aristokrat 2 mijëvjeçar në Kinë, që i përket periudhës së dinastisë Han lindore (e cila zotëroi nga vitet 206 para Krishti dhe 24 pas Krishtit).

Arkeologët shpjegojnë se bëhet fjalë për zbulimin më të madh të monedhave të arta të dinastisë Han.

Zbulimi u bë në varrin e prijësit ‘Haihunhou’, në qytetin Nanchang, kryeqendra e provincës lindore Jiangxi. Mendohet se bëhet fjalë për Liu He, nipi i perandorit Wu, të cili i ishte dhënë titulli ‘Haihunhou’ për shkak se koha e sundimit të tij si perandor zgjati vetëm 27 ditë.

kine2-1-640x417

kine4-640x401

kine-1-640x416

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button