RDM: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të ndotjes

RDM sërish kërkon prej nesër deri në fund të muajit shkurt të vitit 2016 të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të ndotjes, njofton MIA.

Partia propozon edhe masa të domosdoshme nëpër qytete mes të cilave  definimin e zonës së gjelbërt për këmbësore dhe biçiklistë, mbylljen e kantiereve të ndërtimit, larjen e rrugëve me ujë, subvencione për stufa me djegie të plotë dhe karburante cilësore për amvisëritë, kontroll i rreptë i fabrikave industriale dhe mbledhje e rregullt e mbeturinave.

Sipas RDM-së, duhet të sillet ndalesë për automjetet nën 4 BE standartet në qarkullimin e qytetit, të ketë më shumë autobusë në transportin publik, si dhe të vendoset transport publik në qytetet në të cilat nuk ka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button