Fazliu: Pse BDI ndryshoi qëndrimin për ligjin për media?

Deputeti nga radhët e PDSH-së Bekim Fazliu ka kërkuar nga BDI të përgjigjet pse e ka ndryshuar qëndrimin për miratimin e  ligjeve për media, kur siç tha ai, vet kryetari Ali Ahmeti ishte kundër miratimit. Sipas tij, ligji për media është i dëmshëm për funksionimin e mediave.

“Tregoni opinionit çfarë ju bëri që të ndryshoni qëndrimin dhe tani ta përkrahni ligjin për media? Ju veproni ndryshe nga ajo që e thoni. As një pik dhe presje nuk është ndryshuar në propozim ligj. Ky veprim i ilustron tradhtitë e BDI-së”, deklaroi Fazliu.

“Ligji është shumë i dëmshëm, censuron mediat, ashtu ashtu nuk kemi mediume të lira, vetëm me ligj legalizohet censura. Dhe është tejet i dëmshëm për shqiptarët sepse gjithmonë në çdo ligj goditet shqipja. Gjithmonë në çdo ligj goditet shqipja. Veprat audio dhe audiovizuale shqipe i bëni maqedonase  dhe i kufizoni emetimet e kanaleve nga Kosova dhe Shqipëria”, u shpreh Bekim Fazliu, PDSH. 

Lajme të ngjashme

Back to top button