Fronteksi nuk ka ardhur, Policia e Maqedonisë vetë përballet me emigrantët

Policia e Maqedonisë, ende vetë po e mbron kufirin me Greqinë në Gjevgjeli. Edhe pse u paralajmërua, policët kroatë, që janë pjesë e policisë kufitare evropiane, ende nuk patrullojnë me kolegët e tyre maqedonas.

Burime të TV21 pohojnë se në kuotën 59, ku para një muaji u vendos tel me gjemba, asnjëri nga policët kroatë nuk ka ardhur.

Jozyrtarisht, burime nga televizioni ynë dëshmojnë se policët kroatë kanë ardhur në qendrën e pranimit në Gjevgjeli, por nuk janë të akomoduar këtu, si policët e tjerë. Të njëjtat burime thonë se në Maqedoni kanë ardhur dhjetë policë kroatë me katër vetura civile, me targa të Kroacisë. Ata, bashkë me kolegët e tyre maqedonas, patrullojnë nëpër autostradën që i lidh kalimet kufitare Bogorodicë në Gjevgjeli dhe Tabanoc në Kumanovë.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski thotë se situata në kufi është nën kontroll dhe se MPB-ja ofron siguri për qytetarët e Maqedonisë, por edhe trajtim human për refugjatët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button