Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes

Ushqimi që gratë shtatzëna hanë ndikon direkt në shëndetin e foshnjës brenda tyre.

Një dietë e yndyrshme e nënave gjatë shtatzënisë mund të bëjë që në të ardhmen, fëmija të ketë probleme në funksionimin e trurit, si dhe rriten shanset që të preket nga mbipesha.

Sipas një studimi të kryer me minjtë, nga Shkolla e Mjekësisë së Jejllit në SHBA, një dietë e tillë ndryshon strukturën e trurit. Shkencëtarët argumentojnë se kjo mund të shpjegojë se përse fëmijët që kanë prindër obezë, janë më të predispozuar që të bëhen edhe ata të tillë.

Deri më tani, besohej se mbipesha tek anëtarët e një familjeje, lidhet kryesisht me zakonin e të ngrënit në atë mjedis. Por tashmë, mund të provohet se kjo sëmundje ndikohet edhe gjenetikisht, duke kaluar nga nëna, te fëmija.

Mbipesha është një prej sëmundjeve më shqetësuese në shumë vende të botës, pasi sjell probleme të zemrës, diabet dhe disa lloje kanceri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button