Ibra: Kam shkruar historinë e PSG

“Modestia” është një fjalë që Zlatan Ibrahimovic nuk e njeh. Sulmuesi shtatlartë nuk do të bëjë lojëra fjalësh kur pyetet për kontributin e tij, ai i ka mendimet të qarta.

“Unë bëj pjesë në rangun e njerëzve që kanë shkruar historinë e Paris Saint Germain“, shprehet bomberi suedez që u transferua në Francë gjatë vitit 2012 duke fituar tre tituj me ekipin kryeqytetas.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem në një skuadër të tillë. Nuk ka qenë e lehtë por tani jemi në rrugën e duhur. Jam një nga të parët njerez që kam punuar që klubit të ngjitet në nivelet më të larta. E dija që do të isha vendimtar për të ardhmen e Paris Saint Germain. Kur të largohem mund të them me plot gojën se kam dhënë një kontribut të madh për këtë projekt”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button