Juventusi po e monitoron Xhakën

Kampionët e Italisë janë duke i monitoruar disa lojtarë pasi dëshirojnë të përforcohen në afatin kalimtar të janarit. Në mesin e disa lojtarëve që i vëzhgon Juve, është kapiteni i Monchengladbachut i cili ka treguar paraqitje shumë të mira këtë edicion, shkruan “calciomercato.com”.

Forma e mirë e tij këtë edicion, ka bërë që një numër i madh i skuadrave Evropiane të kërkojnë shërbimet e Xhakës, në mesin e tyre edhe kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich.

‘Zonja e Vjetër’ edhe në të kaluarën ka qenë i interesuar për ish-anëtarin e Baselit, i cili me pas zgjodhi Borussia Monchengladbach.

Përveç këtyre dy skuadrave, Xhaka kërkohet edhe nga Atletico Madridi dhe Milani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button