Vulin “vulos” Serbinë në Graçanicë!

Dje nuk u mbajt inaugurimi i komunave veriore serbe në Kosovë për shkak se kryetarët e zgjedhur aje nuk deshën të betoheshin sipas ligjeve të Kosovës. E kështu nuk ndodhi në Graçanicë.

Aty dje betimin e bëri kryetari i zgjedhur i kësaj komune në periferi të Prishtinës, Branimir Stojanoviq (në foto, nga arkivi). Në sallën e betimit, edhe pse në ndonjë kënd shkruhej shqip Komuna e Graçanicës, nuk shihej asnjë simbol shtetëror i Kosovës. Në vend të kësaj, prapaskenën ku bëhej betimi solemn, e zbukuronin flamuri i madh i Serbisë, ai Bashkimit Evropian dhe i Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa, për të lënë përshtypjen, e ndoshta te dikush edhe bindjen, se bëhej fjalë për betimin e një komune në Serbi aty ishte edhe ministri serb i ngarkuar për Kosovën Aleksandër Vulin. Dhe natyrisht se ai foli sikur të ishte në Serbi.

“Uniteti i popullit serb u realizua sërish pas shumë decenies. Kësaj radhe kemi pritur shumë. Tani kemi përfaqësues të legjitimë e legalë që i njih Beogradi, Prishtina, Brukseli e Moska. Kemi përfaqësuesit që do të flasin për nevojat e dhe dëshirat e popullit serb”, ka thënë Vulin.

Ai ka përsëritur se për çështjen e themelimit të komunave në veri do të bisedohet në Brukselit.

Ministria e Pushtetit Lokal duket se nuk ka gjetur asnjë shkelje ligjore, që kjo do të ndodhte, por brenda në sallë Graçanica është bërë pjesë e Kosovës nën Serbi dhe me Rezolutën 1244, transmeton KTV.

Gjithçka ka ndodhur para syve të ministrit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviq, i cili e ka ndarë hapësirën e njëjtë me ministrin për Kosovën të Serbisë, Aleksandar Vulin. 

Lajme të ngjashme

Back to top button