Hap i vogël për njerëzimin, manipulim i madh për historinë

[Recension: Stenli Kjubrik e ka pranuar – Zbritja në hënë është montazh filmik, e jo ngjarje e vërtetë]

Ky kontribut ka për qëllim “të dëshmojë” se zbritja  e astronautit të NASA-s, Nil Armstrongut, në Hënë në vitin 1969 nuk ka ndodhur fare, por se kjo është vetëm një regji e mirë e regjisorit Stenli Kjubrik, i cili, gjoja, në intervistë e ka pranuar këtë. Me këtë rast, e gjithë kronika në ditarin informativ bazohet në një video-inçizim të publikuar në “Youtube”, në të cilin nuk mund të vërtetohet se a është ai Kjubriku i vërtetë apo ndonjë njeri i zgjedhur me kujdesi që i ngjan regjisorit dhe flet në emrin e tij.

stenli-kjubriksitelLinku deri te artikulli origjinal: SHOKUESE: Stenli Kjubrik e ka pranuar – Zbritja në hënë është montazh filmik, e jo ngjarje e vërtetë

Data dhe koha e publikimit: 13.12.2015

Data e recensionit: 22.12.2015

Recensues: Silvana Zhezhova

Kronika fillon me gjoja pranimin e Kjubrikut se zbritja në Hënë është bërë nën regjinë e tij, me ç’rast nuk mundet me siguri të vërtetohet se në video paraqitet pikërisht ai. Pas këtij video-inçizimi, u paraqitën edhe disa video-inçizime të tjera, që tregojnë se një aktor e aktron regjisorin dhe se e gjithë biseda është e montuar. Nuk kronikë mungojnë edhe faktet dhe deklaratat me të cilat do të vërtetohej pohimi se ky mashtrim i “pretenduar” është bërë me kërkesë të kryetarit amerikan Xhon Kenedi.

“Zbritja në hënë në vitin 1969 është vetëm regji e mirë e imja. NASA dhe Amerika asnjëherë nuk zbritën në Hënë, pranon regjisori Stenli Kjubrik në intervistën e dhënë 4 ditë para vdekjes së tij. Në intervistën e inçizuar në vitin 1999, e që për herë të parë është emituar para dy ditësh në shërbimin Youtube, regjisori tregon se i gjithë mashtrimi është inçizuar që të plotësohet premtimi i kryetarit amerikan Xhon Kenedi, i cili ka premtuar se SHBA-të do të shkojë në Hënë para Rusisë.”

I gjithë teksti pastaj bazohet në teoritë e konspiracionit në lidhje me zbritjen e njeriut të parë në Hënë. Nuk janë theksuar emrat e shkencëtarëve që kanë shprehur dyshim për këtë arritje të NASA-s, e as që janë ofruar fakte dhe dëshmi që do të tregonin se këmba e njeriut nuk ka shkelur atje.

“Intervista e shokoi publikun botëror dhe i konfirmoi teoritë e shumta të konspiracionit. Pohimet e këtilla të Kjubrikut plotësisht e ndryshon historinë botërore duke e ditur se edhe më parë, shumë shkencëtarë dyshonin se NASA ka zbritur në Hënë.”

Me komentet në kronikë, gjithë tregimit i jepet një dimension politik, me theks në rivalitetin ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë. Mungojnë faktet që do ta konfirmojnë se zbritja në Hënë, gjoja, është bërë në regji të amerikanëve që të jenë para rusëve.

“Nga aspekti politik ky moment është shumë i rëndësishëm, për shkak se para zbritjes së pretenduar në Hënë, Amerika ngecte prapa Bashkimit Sovjetik, në garën kosmike.”

Teoritë e konspiracionit për zbritjen e astronautit të NASA-s, Nil Armstrongut, në Hënë ekzistojnë, mirëpo mbetet në sferën e padëshmuar se “Apolo 11” nuk ka zbritur në sipërfaqen e Hënës. Pa dëshmitë dhe faktet e ofruara, kronika mbetet në sferën e këtij akti historik për njerëzimin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button