Ja pse Zaev nuk i ka publikuar dëshmitë për “Monstrën”!

Sa i përket proceseve të montuara si, “Sopoti” dhe “Monstra”, Zaev në deklaratat e tij të më hershme për mediat e huaja, kishte deklaruar se ato të burgosur janë të pafajshëm.

Në këtë kontekst, Zaev në “Rruga e Re” në TV Shenja, e vërtetoi edhe një herë se ekzistojnë biseda të përgjuara mbi këto raste të montuara, veçanërisht për rastin “Monstra”.

Në pyetjen se pse nuk ia dorëzon materialet për “Monstrën”, Prokurores Speciale, Zaev tha se këtë e bën për shkaqe sigurie, pasi askush, as edhe MPB nuk garanton për audio inçizimet, për të cilët sipas tij, Prokuroria Speciale nuk ka kapacitet t’i ruaj të sigurta.

“Po ta kishim publikuar “Monstrën” nuk do liroheshin të burgosurit edhe sikur të jenë të pafajshëm”, tha Zaev, duke shtuar se u publikuan të gjitha bisedat edhe për arrestimin dhe dënimin e Lube Boshkovskit, si dhe dëshmitë për vrasjen e Martin Neshkovskit dhe asgjë nuk u zgjidh, as Boshkovski u lirua nga burgu e as vrasësi i Neshkovskit u ndëshkua.

Ndërsa sa i përket rastit “Kumanova”, Zaev edhe një herë tha se ata njerëz janë kriminel dhe banditë dhe se ka informacione që dy nga pjesmarrësit në grupin e armatosur kanë luftuar edhe në Siri. Ai gjithashtu tha se grupi i “Kumanovës” kanë pasur kontakte të vazhdueshme jo vetëm me funksionarët e lartë të BDI-së, por edhe me ato të VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button