Spanjë, refugjati fiton lotarinë prej 400 mijë euro (VIDEO)

Refugjati nga Senegali i cili ka bërë rrugëtimin e rrezikshëm me varkë drejt Evropës, është njëri nga fituesit e shpërblimit të madh në të holla të lotarisë më të madhe në botë, El Gordo¬ja spanjolle. Ngange fitoi 400 mijë euro, të cilat definitivisht do t’ia ndryshojnë jetën. Pronarët e gati 1.600 fletëve të lotarisë, në mesin e të cilëve edhe Ngange, do të ndajnë sasinë marramendëse prej 630 milion euro. Ai dhe gruaja e tij kishin vetëm pesë euro në momentin kur kishte kuptuar se ndodhej në mesin e fituesve. Duke folur për mediat lokale, Ngange veçoi punonjësit e shërbimit të shpëtimit spanjoll. Sipas tij, ata ia kishin ndryshuar jetën me rastin e ndërhyrjes së tyre duke shpëtuar refugjatët afrikanë në vitin 2007 që ishin në një anije të mbushur me njerëz që po fundosej, njofton Alsat M.

“Kishte 65 njerëz në atë anije. Dua të falënderoj spanjollët dhe qeverinë e Spanjës sepse më shpëtuan kur unë isha duke u fundosur në det. Kur ne i mbijetuam këtij udhëtimi të rrezikshëm gruaja ime dhe unë nuk kishim asgjë”, u shpreh Ngange, fituesi i llotarisë.

Pasi u shpëtuan nga deti , ai dhe familja e tij u dërguan në Tenerife, pastaj në Roquetas de Mar, në bregdetin jugor të Spanjës. Gjatë tetë viteve të fundit ai ka punuar si mbledhës i perimeve në Almeria, por pak para se të fitonte 400 mijë euro ishte larguar nga puna. Në mesin e fituesve me fat Ngange nuk është refugjati i vetëm. Marokenja 18¬vjeçare Naamani, gjithashtu fitoi 400 mijë euro. Fondi i shpërblimit të lotarisë spanjolle të Krishtlindjes për këtë vit ishte 2.24 miliardë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button