Nesër do të publikohen pyetjet e testimit ekstern

Qendra shtetërore e provimeve informon që nesër, 25 dhjetor (e premte) do të publikohen pyetjet e testimit ekstern për nxënësit e viteve përfundimtare të arsimit të mesëm. Baza e publikuar e pyetjeve përmban më shumë se 85 000 pyetje, thonë ata. Baza është rifreskuar për 20% me pyetje të reja.

Më 08.01.2016, opinioni do të mund të jep komente në pyetjet konkrete.

“Pyetjet  për të cilat do të ketë komente valide dhe konstruktive do të korrigjohen në mënyrë adekuate. Me qëllim të pastrimit të bazës dhe rritjes së cilësisë së pyetjeve, ftoj të gjithë palët e prekura (nxënës, profesorë, prindër) që të kyçen në kontrollin e pyetjeve dhe bashkërisht të bëjmë përmirësimin e tyre.” thuhet në kumtesën e Qendrës shtetërore të provimeve.

Në ueb-faqen vijuese  www.prasanjaeksterno.dic.edu.mk  mund të gjeni pyetjet dhe të lini komente.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button