Anketë: Jankullovska, më e urryera ndër qytetarët, BDI dhe VMRO kryesojnë (foto)

Thuajse gjysma e qytetarëve, 47%, kanë qëndrim negativ ndaj Nikolla Gruevskit, ndërkaq 44% e të anketuarve kanë pohuar se e admirojnë Gruevskin. Këtojanë rezultatet e anketës së zhvilluar nga Agjencia serbe “Faktor Plus Adria”. Sipas të dhënave, numri më i vogël i qytetarëve kanë mendime negative për Zoran Zaevin (38%), ndërkaq 44% kanë qëndrim pozitiv.
tabela nr 1

Anketa tregon se qytetarët më pak i duan Gruevskin dhe Jankullovskën, kjo e fundit e cila gëzon plot 55% me qëndrim negativ. VMRO-ja edhe më tej udhëheq në listën e rejtingut, edhe pse shënon rrënie të dukshme.
tabela-2

Edhe përkundër rejtingut, 58% e qytetarëve mendon se shteti ka shkuar në drejtim të gabuar, 31% mendojnë se ka shkuar në drejtimin e duhur, ndërkaq 11% kanë qëndrim neutral. 55% mendojnë se korrupsioni ka shënuar rritje, ndërkaq 22% kanë qëndrim të kundërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button