Kina dërgon ndihma humanitare për Sirinë në vlerë prej 6.18 milionë dollarëve

Autoritetet e Republikës Popullore të Kinës njoftuan se do të dërgojnë ndihma humanitare në vlerë të përgjithshme prej 6.18 milionë dollarë për Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç bëri të ditur agjencia kineze e lajmeve Xinhua, në takimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Sirisë Velid El-Muallim, i cili gjendet për vizitë në Kinë,  dhe homologut të tij Vang Yi u theksua se Kina do të dërgojë ndihma humanitare në Siri në vlerë prej 40 milionë yuen (6.18 milionë dollarë).

Në konferencën e përbashkët për shtyp, shefi i diplomacisë kineze  Vang Yi tha se Kina si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) do të vazhdojë të inkurajoj dialogun dhe paqen në Siri dhe do të ndihmojë Sirinë në aspektin humanitar aq sa mundet.

Vang duke përsëritur mbështetjen se sirianët duhet të vendosin për ardhmërinë e tyre si dhe përpjekjet e OKB-së për ndërmjetësim, tha se kanë patur një takim të gjerë ku është biseduar inkurajimi i zgjidhjes politike.

Në takim Velid El-Muallim i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit për të bllokuar financimin e terrorizmit dhe ndalimin e kalimit të terroristëve në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button