Tetovë, fëmijët e dekorojnë bredhin e Vitit të Ri me “PM10” (FOTO)

Lëvizja “Nëna dhe fëmija” e mbështetur nga OJQ “Eco Guerilla” sot e organizuan ngjarjen simbolike kundër ndotjes së ajrit me çka e kanë stolisur bredhin e Vitit të Ri me letra ku mbi to është senja e grimcave PM10, njofton Telegrafi.

“Në prag të festave të Vitit të Ri 2016, fëmijët e Tetovës, do stolisin bredhin e Vitit të Ri, në gjendje të jashtëzakonshme, siç i ka hije një qyteti më të ndotur në botë, të maskuar për shkak të prezencës së madhe të grimcave PM10. Fëmijët do të kenë rastin me kreativitetin e tyre të ilustrojnë ndotjen e ajrit në Tetovë si pengesë e drejtpërdrejtë për lumturinë e tyre fëmijërore dhe gjithashtu t’i drejtojnë dëshirat e tyre Baba Dimrit për ajër të pastër. Kjo do ishte dëshira më e madhe e çdo fëmije tetovar për Vitin e Ri. Ju mirëpresim bashkë me fëmijët para Pallatit të Kulturës, në ora 12 ku do vjen edhe Baba Dimri. Gëzuar Vitin e Ri PM10”, kështu shprehen nga shoqata ‘Nëna dhe fëmija’.

Foto nga ngjarja
Foto nga ngjarja

Foto nga ngjarja Foto nga ngjarja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button