Partia Uniteti e zgjodhi Shkëlqim Xhafën kryetar të degës së Dibrës

Kuvendarët në një mbledhje pune, që më tepër i ngjante një solemniteti festiv, votuan dhe zgjodhën organet e degës, Kryesinë dhe kryetarin e degës, njofton Portalb.

Për Kryetar të degës së Unitetit në Dibër në mënyrë unanime u zgjodh ekonomisti Shkëlqim Xhafa. Ai dhe kryesia e porsazgjedhur u zotuan se me përkushtimin më të madh do të angazhohen në realizimin e programit të partisë Uniteti gjatë mandatit të tyre, në drejtim të rikthimit të dinjitetit të shqiptarëve, barazisë së tyre dhe standardit më të mirë të jetesës.

Kuvende zgjedhore Uniteti paralajmëron edhe në ditët në vijim, respektivisht në çdo komunë ku Këshillat nismëtarë po përgatisin strukturat adekuate të Unitetit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button